Telegrafi

KE, 6.6 milionë euro pesë agjencive

Grantet prej 150.000 Euro do t’u mundësojnë Bordeve të Agjencive Rajonale për Zhvillim të nënshkruajnë kontrata pune me personelin dhe t’i bëjnë agjencitë funksionale. Bordet e ARZH të Kosovës u përfaqësuan nga kryetarët e komunave përkatëse, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit, Gjilanit dhe Pejës.

“Komisioni Evropian është i kënaqur që ka arritur në fazën e funksionalizimit të agjencive rajonale për zhvillim. Shpresojmë se Agjencitë do të korrin rezultatet të cilat ne të gjithë i presim nga ky proces: një Kosovë ekonomikisht të zhvilluar dhe me një ambient joshës për biznes dhe me standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët e saj", ka thënë i ngarkuari me punë në Zyrën Ndërlidhëse të KE, Kjartan Björnsson./telegrafi/