Telegrafi

KE 17 milionë euro për sistemin e ujësjellësit

Masa e investimeve të këtij projekti janë rehabilitimi gypave, i rrjetës së shpërndarjes në disa pjesë të Prishtinës, rehabilitimi i pompave, fabrikës së ujit në Badovc. Ky projekt është vazhdimësi e grantit prej 8 milion euro e financuar nga Qeveria Gjermane.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se nga pas lufta Komisioni Evropian ka ndihmuar Kosovën në çdo proces. “Kjo është ndihma e radhës që KE-ja e jep për Kosovën në mesin e shumë ndihmave që i ka dhënë deri më tani. Ne shpresojmë se kjo ndihmë do t’i zvogëloi problemet me ujë të pijshëm”, tha Shala.

Përfaqësuesja e KFW-së për Kosovën Ute Rodrain tha se ndihma për Kosovën do të vazhdojë. Sipas saj, Shkalla e inkasimit është ende e dobët, humbjet janë të mëdha dhe nga kjo ndihmë presim që disa probleme të eliminohen.

Ndërsa përfaqësuesi i KE-së për Kosovën Kjartan Bjornos tha se udhëtimi për në Evropë është i vështir, ku një ndër kushtet kryesore është edhe rregullimi i infrastrukturës w ujit dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.