Pajisja inovative IQOS që bëri revolucion në industrinë e duhanit, prej sot është në shitje edhe në Maqedoni.
IQOS është një pajisje elektronike që e nxeh, por nuk e djeg duhanin. Pasi shmanget procesi i djegies, gjatë përdorimit të duhanit lëshohen deri 95 përqind më pak përbërës të dëmshëm që krijohen gjatë pirjes së tij.
Për përdorimin e pajisjes shfrytëzohet duhan i posaçëm dhe i padjegur, ndërsa gjatë përdorimit nuk krijohet tym dhe hi.
“IQOS është prodhim në të cilin Philip Morris ka punuar për më shumë se një dekadë. Është rezultat i punës së mbi 400 profesionistëve dhe ekspertëve të angazhuar nga Philip Morris International, ndërsa janë investuar mbi 7 miliardë dollarë. Më shumë se 10 milionë duhanpirës nga 53 vende në botë, e përdorin këtë pajisje. Në këtë mënyrë kujdesemi për një botë pa tym, duke ju ofruar duhanpirësve një zgjedhje më të mirë”, thotë Mihael Solter – drejtor gjeneral i Kombinatit të Duhanit “Philip Morris” në Prilep (KDP).
Prej sot, IQOS mund të blihet online dhe të gjendet në qendrat tregtare më të mëdha në Shkup.
Kompania KDP është kompani e përbashkët e “Philip Morris International”, ndërsa është themeluar në vitin 2014.