Site icon Telegrafi

KDI shpërblen fotografitë më të mira kundër korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë ndarjen e çmimeve për foto-garën “FajiKorrupsionit”, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në këtë garë kanë qenë 49 pjesëmarrës që kanë dërguar fotografi të ndryshme me antë së cilave është paraqitur korrupsioni në Kosovë, ku janë zgjedhur tri fotografitë më të mira.

Fituesi i çmimit të parë të garës për fotografinë më të mirë kundër-korrupsionit e mori Korab Basha, pastaj Valdrin Fetahu dhe Fatlinda Daku.

Arben Kelmendi menaxher i projektit Kundër Korrupsion në KDI, tha se këtë vit edhe për shkak të pandemisë, ata kanë qenë të fokusuar në mbikëqyrjen e tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë, për të parë nëse çmimet e barnave janë në përputhje me tregun.

“Si pasojë e raportimeve tona, sot shumë tenderë nga MSH-ja janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë”, u shpreh Kelmendi.

Ndryshe, Korab Basha është kamerman dhe fotograf në Telegrafi.com.

Exit mobile version