Site icon Telegrafi

KD-ja “disiplinon” Ligën e Parë me 2.750 euro

Në këtë ndeshje, udhëheqësi i grupit të tifozëve "Fikshat", Jeton Matluma, ka grushtuar arbitrin kryesor, Mervan Bejtullahun. Dënim me të holla prej 250 eurosh ka marrë edhe trajneri i Lepencit, Bardhyl Burniku për sjellje banale drejtuar arbitrit Bejtullahu. Ndërkohë, zyrtari i klubit Lepenci, Shemsedin Abazi, është dënuar me dy muaj për fyerje dhe sharje drejtuar zyrtarëve të ndeshjes dhe organeve të FFK-së. Për shkak të sjelljeve banale dhe kërcënimeve ndaj arbitrit Bejtullahu, KD-ja ka dënuar me masën "qortim" lojtarët e Lepencit, Burhan Dema e Besmir Xhika.

Ndërkohë, për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes së javës së katërt në Ligën e Parë: Dukagjini – Istogu, KD-ja ka dënuar me 500 euro klubin nga Klina. Dënim prej 250 eurove ka marrë edhe drejtori i klubit Dukagjini Ramush Agushi, për shkak të kërcënimeve ndaj arbitrit dhe delegatit të ndeshjes Dukagjini – Istogu. Masa qortuese u është shqiptuar edhe lojtarëve të Dukagjinit, Visar Haxhijajt e Edmond Zallajt si dhe lojtarit të Istogut, Mark Milicaj. Haxhijaj e Zallaj kanë tentuar ta sulmojnë arbitrin kryesor të ndeshjes Dukagjini – Istogu, derisa Milicaj për sjellje jo të mira sportive, thuhet në njoftim.

KD-ja me të holla prej 500 eurosh ka dënuar edhe klubin e futbollit Liria nga Prizreni, pasi ka vërejtur lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së katërt të Ligës së parë ndërmjet Lirisë e Gjilanit. Me nga 250 euro janë dënuar kryetari i klubit Liria, Masar Shala, e ndihmëstrajneri Bekip Bakaj, për kërcënim ndaj arbitrave të kësaj ndeshje.

Prej dënimeve nuk ka shpëtuar as skuadra e Ulpianës. Ajo është dënuar me 500 euro, derisa zyrtari i kësaj skuadre, Besim Rrustemi është dënuar me 250 euro. Klubi i Ulpianës është dënuar për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së katërt ndërmjet Ulpianës e Llapit, kurse Rrustemi për sjellje jo të mira ndaj arbitrit kryesor të kësaj ndeshje.

KD-ja ka marrë vendime edhe për pezullim deri në një vendim tjetër. Këtë mase e ka marrë lojtari i Rilindjes, Fatlum Hajdar, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq pas sjelljeve jo të mira ndaj aribrit kryesor dhe asistentëve të ndeshjes Rilindja – Ramiz Sadiku.

KD-ja, me dy ndeshje moslojë e ka dënuar futbollistin e Prishtinës, Sead Miftari, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e fundjavës së shkuar kundër Dritës. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version