Site icon Telegrafi

KBM: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe e shkel Kushtetutën e Maqedonisë

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) e dënon ashpër deklaratën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, e bërë më 22 shkurt në Sarajevë, ku tha se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke ia rikujtuar Nenin 7 të Kushtetutës në lidhje me gjuhët, KBM-ja thotë se në tërë territorin e Maqedonisë gjuhë zyrtare është vetëm maqedonishtja dhe shkrimi i saj qirilik.

Për KBM-në një ligj tjetër përpos atij të vitit 2008 për përdorimin e gjuhës që e flasin më së paku 20% e popullsisë, e shkel Kushtetutën dhe zgjerimi i të drejtave gjuhësore të shqiptarëve është në kundrshtim me këtë Kushtetutë./Telegrafi/

Exit mobile version