Site icon Telegrafi

KBM: Struga është në Maqedoni, në Maqedoni jetojnë maqedonas

Kongresi botëror maqedonas (KBM) ashpër e dënon dhe me indinjatë e refuzon deklaratën e kryetarit të Strugës, Ziadin Sela për televizionin bullgar BTV dhënë gjatë protestës para Kuvendit të Maqedonisë më 22 prill të këtij viti, në të cilën sipas KBM, ai ka deklaruar se në Maqedoni jetojnë bullgarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

KBM përkujton se shqiptarët në Maqedoni jetojnë me maqedonas, ashtu siç maqedonasit në Shqipëri dhe Kosovë jetojnë me shqiptarë.

KBM konsideron që deklarata e kryetarit të Strugës, e cila nuk është e para e këtij lloji gjatë karrierës së tij, përhap përçarje, urrejtje dhe jo tolerancë racore dhe fetare dhe paraqet ofendim për popullin maqedonas në përgjithësi!

KBM e përkujton kryetarin e Strugës se gjendet në Maqedoni, në Maqedoni jetojnë maqedonas e jo bullgarë!

KBM beson se deklaratat e këtilla raciste të kryetarit të Strugës e varrosin tolerancën dhe bashkëjetesën në shtetin e Maqedonisë, ndërsa e ushqen ndarjen dhe diskriminimin./Telegrafi/

Exit mobile version