“Kemi pasur një mbledhje me skuadrën dhe përfaqësuesit e Bankës Ekonomike, por deri më tani nuk është arritur asgjë dhe jemi në pritje. Përgjigjja përfundimtare do të vij (sot), e shtunë dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodh”, u shpreh fillimisht Rruka. Ai ndër të tjera tha se Vëllaznimi, tashmë i ka dërguar një shkresë Bankës Ekonomike, duke iu treguar se nuk do të na duhen shumë për fillimin e kampionatit.
“Ne kemi dërguar një shkresë zyrtarëve të Bankës Ekonomike, se çfarë shume do të duhet që të zhvillojmë garë të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll. Besoj se ajo çfarë kemi dërguar do të jetë e arsyeshme për të dyja palët pasi nuk është ndonjë shumë astronomike siç kanë buxhet skuadrat Sigal Prishtina dhe Peja, por është një shumë simbolike”, deklaroi Rruka. /Tribuna/Telegrafi/