Kuqezinjtë dje e kanë mbajtur Kuvendin, në të cilin kryetar është zgjedhur Genc Nura, ndërsa Bordi i skuadrës përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët janë ish-basketbollistë, por edhe fytyra të njohura të biznesit.
“Kuvendi ka kaluar në mënyrën më të mirë. Së pari është bërë një rekapitullim i punës gjatë edicionit të kaluar, i cili është vlerësuar si shumë i suksesshëm”, ka thënë kryetari i ri i skuadrës gjakovare, Genc Nura.
Numri një i Vëllaznimit beson se të gjithë ata që janë të lidhur me klubin do të punojnë me përkushtim në mënyrë që skuadrës t’i kthehet renomeja e dikurshme. /Tribuna/Telegrafi/