Klubi i basketbollit nga Mitrovica, Trepça ka njoftuar se kundërshtarët e ekipit në Ligën e Kampionëve do t’i mësojmë nesër.
KB Trepça ka njoftuar se shorti do të hidhet në orën 11:00 në Gjenevë.
“Shorti për garën e kampionëve është prej orës 11:00 në Gjenevë”, thuhet në njoftim.
Ndeshjet e fazës kualifikuese janë në mesin e shtatorit.
“Na presin shumë e shumë momente emocionuese”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/