KB Trepça është duke punuar maksimalisht për fillimin e sezonit 2022/23, ku deri më tani kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarët më cilësor në tregun e transferimeve.
Jo vetëm për të shtuar cilësi në skuadër, kryesia e Trepçës ka menduar për të gjithë tifozët që duan të kenë fanellën apo ndonjë rekuizitë nga klubi i tyre.
Gjatë ditës, minatorët kanë bërë të ditur se kanë hapur “Fan Shopin” e klubit, i cili do të jetë në dispozicion nga dita e hënë (sot).
Tifozët e Trepçës do të mund t’i kenë rekuizitat e klubit duke i blerë në Fan Shopin zyrtar.
Njoftimi i plotë i klubit mitrovicas:
Buzë lumit Ibër e krah për krah me palestrën e zjarrtë “MINATORI”, po buron diçka krejtësisht e re dhe unike në qytetin tonë!
Të hënën, ju presim nga ora:17:00 në hapjen e “Fan Shop-it”, më atraktiv zyrtar të klubit KB TREPÇA!
Tashmë fanellat e skuadrës me lojtarët tuaj të preferuar, i gjeni në këtë ambient fantastik, të veshur me ngjyrat dhe simbolet e qytetit të Mitrovicës.
“Fan Shop-i”, i dedikuar për ju do të ofrojë produktet:
-Fanellat me emra dhe numra të lojtarëve për të gjitha moshat
-Fanella të personalizuara sipas porosisë
-Veshje me dizajne të ndryshme me motive të klubit
-Filxhan, shishe, termos, mbajtëse të çelësit apo aksesorëve të tjerë, etjetj..
Shumë kreativitet e zgjedhje, në produktet tona autentike!
Mos harroni me e bo tag personin qe ju ka premtu, me ja’u ble fanellen sapo te hapet shopi!
/Telegrafi/