Skuadra e KB Trepçës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj KB Pejës në ndeshjen e Superligës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit triumfuan me rezultatin 94:85 në takimin që u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Malik Johnson, i cili shënoi 24 pikë, përveçse kontribuoi me tri kërcime dhe pesë asistime.
Nga ana tjetër, për Pejën, Darnell Cowart ishte më i miri në fushë, duke realizuar 20 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.
Kjo ndeshje shënoi të dytën për Pejën pa trajnerin Rami Hadar, dhe ekipi pësoi humbje në të dyja takimet e zhvilluara. /Telegrafi/