Site icon Telegrafi

KB Trepça pas Thompson

Amerikani Alan Michael Thompson është zgjedhja e parë e mitrovicasve, por ai do ta ketë konkurrencën e bashkëkombësit, Amaurys Fermin, i cili po ashtu është në opsion.

“Rrethi u ngushtua në dy lojtarë. Njëri prej tyre është Thomson. Tjetrin e ka propozuar trajneri, nuk dimë shumë për të. Deri në fund të javës do të dihet se cili lojtarë do të transferohet tek ne”, deklaroi për Express drejtori sportiv i ‘Xehetarëve’, Naim Hajrizi.

Ai njoftoi se mitrovicasve sot u është bashkuar edhe ish basketbollisti i Pejës dhe Prishtinës, Enes Haxhibulliq, i cili do të testohet deri në fund të javës, ndërsa më pas do të vlerësohet nga shtabi teknik nëse do të mbetet në ‘Minatori’ apo jo, njofton Express.

Për këtë verë, kaq. Hajrizi tregon se këta lojtarë mund ta mbyllin kampanjën e mitrovicasve, të cilët pastaj mund të përforcohen gjatë dimrit me lojtarë të tjerë, varësisht prej nevojës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version