Site icon Telegrafi

KB Studenti shndërrohet në KB Besa

Kështu u vendos nga bordi i ish-Studentit të premten. Arsyeja e emërimit KB Besa nga zyrtarët e ish-Studentit është vazhdimi i shkëlqimit të dikurshëm të këtij klubi që u shua në vitin 2000.

"Klubi basketbollit Besa ishte themeluar në vitet e 60-të, por nga njerëz të papërgjegjshëm u shua në vitin 2000. Ka qenë edhe kampione e fituese e Kupës së Kosovës më herët. Dhe, qëllimi jonë është që t’ia kthejmë shkëlqimin e dikurshëm dhe ta bëjmë një nga skuadrat më të mira në Kosovë”.

“Këtë emër e kanë dashur edhe qytetarët e Pejës dhe tifozët e klubit. Kemi dashur që këtë emër të madh ta ringjallim, prandaj edhe vendosëm që në ETC Superligë të luajmë me këtë emër", ka thënë Arbër Elshani, kryetar i klubit, të premten për gazetën Koha Ditore. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version