Site icon Telegrafi

KB Sigal Prishtina dhe “Trokit” në Sofje të Bullgarisë

Takimi u thirr nga themeluesi i kësaj lige, Shay Striks, i cili përveç tjerash i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për përgatitjet e gjertanishme në mënyrë që sivjet të kemi një sezon edhe më të suksesshëm se vitin e kaluar.

Kampioni aktual i kësaj lige u prezantua me sekretarin gjeneral të klubit, Agon Abazi dhe menaxherin ekzekutiv të agjencisë kreative Trokit, Besart Gërgurin.

Përfaqësuesit e klubit bardhekaltër patën mundësi që po ashtu të realizojnë një takim të veçantë, në të cilin mori pjesë edhe Lubomira Striks, drejtore e marketingut dhe reklamimit të kësaj lige.

Aty u prezantua imazhi i ri, planet dhe përgatitjet që klubi më i suksesshëm shqiptar është duke i bërë për të hyrë sa më fuqishëm në edicionin më të ri.

Të gjitha këto të reja nga KB Sigal Prishtina i bënë drejtuesit e kësaj lige tejet të kënaqur. 

Exit mobile version