Telegrafi

KB RTV 21 transferon turkun Ersan Ozseven

Kjo skuadër tashmë është kompletuar sa u përket basketbollistëve të huaj, pasi më herët ka arritur marrëveshje me Brandon Roberson dhe Kendrick Jones.

Ozseven ka lindur në Turqi dhe është 29 vjeçar. Ai është i gjatë 205 cm dhe ka përvojë të madhe si basketbollist.

Ai ka luajtur në Turqi për skuadrat Baskent Genclik, TED Istanbul, Usak, Orman Genc dhe Aliaga. /Telegrafi/