Telegrafi

KB Rahoveci përforcohet edhe me një amerikan

Pas Xavier Newsonit, Rahoveci ka zyrtarizuar sot edhe një tjetër basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për Junious Prowell, fundorin-organizator i gjatë  1.87 centimetra.

“Në prag të nisjes së përgatitjeve për stinorin e ri KB Rahoveci ka kënaqësinë që të prezantojë përforcimin e radhës, është fjalë për basketbollistin që vije nga SHBA-ja, Junious Prowell”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit.

Ky nuk do të jetë përforcimi i fundit i vreshtarëve pasi që priten edhe lojtarë të tjerë në radhët e skuadrës së Superligës. /Telegrafi/