Site icon Telegrafi

KB Rahoveci i pamposhtshëm, viktimizon Dritën në derbi (Foto)

Në mënyrë të organizuar me përkrahjen e kryesisë së klubit të KB Rahovecit, tifozët “Vreshtarët” janë gjendur përkrah skuadrës në momentin krucial në përballjen e vështirë ndaj Dritës, konkurrentit më serioz për vendin e parë.

Në një lojë të fortë, por të dominuar nga Rahoveci, djemt e trajnerit Valentin Spaqi të motivuar nga tifozë të shumtë në palestër, treguan karakter dhe bënë krenar rahovecianët që po presin fundin e punimeve të palestrës së tyre. 

Me fitoren 84-75 ndaj Dritës, KB Rahoveci vazhdon serinë fantastike duke mbetur në vendin e parë, pa asnjë humbje me një koshdallim prej +109 pikëve pas katër ndeshjeve.

Statistikë thjesht fantastike kjo. E ku ka mesazh më të mirë se ky për institucionet që të inicojnë përfundimin sa më shpejt të palestrës së qytetit të Rahovecit, e cila në Superligë pa dyshim se do shndërrohej nga tifozët e flakt “Vreshtarët” në një fortesë të pa mposhtshmërisë pa marrë parasysh kundërshtarin.  

Klubet e Rahovecit përballjet i zhvillojnë në Suharekë në mungesë të palestrës e cila edhe pas 10 vitesh fillimi të ndërtimit nuk është përfunduar. /Rahoveci24/Telegrafi/

Exit mobile version