Telegrafi

KB Peja nënshkruan me amerikanin Brett Prahl

KB Peja e ka konfirmuar transferimin e ri, basketbollistin amerikan, Brett Prahl.

Prahl është i gjatë 206 cm dhe është vetëm 25 vjeçar, deri më tani ishte pjesë e skuadrës Polpharma Starogard Gdanski.

KB Peja i ka uruar mirëseardhjen basketbollistit të ri.

Brett pritet t’i sjell freski skuadrës pejane dhe t’i arrijnë qëllimet e dëshiruara, ku primare është futja në play-off.

Amerikani i bashkohet një numri të konsidderueshëm lojtarësh që kanë ardhur në këtë afat kalimtar te Peja, me në krye Dardan Berishën. /Telegrafi/