Telegrafi

KB Peja lirohet nga 25 mijë euro pagesa prej Komunës

Përmes këtij Memorandumi, Kuvendi Komunal i jep leje KB Pejës për shfrytëzimin e hapësirave në palestrën e Sporteve për të krijuar infrastrukturë dhe hapësira për sponzorët e klubit.

“Ne si klub falënderojmë shumë drejtorin e DKRS, Englebert Zefaj dhe Kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri për jetësimin e këtij projekti i cili klubit do t’i sjell të hyra për mbarëvajtjen e sezonës e cila është në prag të fillimit.

Më këtë memorandum KB PEJA lirohet nga afro 25,000€ pagesa në bazë të rregullores për tarifa të aprovuara në Kuvendin Komunal. Po ashtu, pas këtij memorandumi KB PEJA heq dorë nga subvencionet me para të Komunës duke ju mundësuar më shumë subvencione klubeve tjera të cilat qëndrojnë më dobët materialisht si dhe krijon një formë të re për të krijuar të hyra vetanake”, thuhet në komunikatën e klubit pejan. /Telegrafi/