Telegrafi

KB Peja e mëson emrin e kundërshtarit në Ligën e Kampionëve

Klubi i basketbollit, Peja e ka mësuar emrin e kundërshtarit në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023/24, ku do të përballet me danezët Bakken Bears.

Kampionia e Kosovës në sezonin e fundit do të marrë pjesë këtë edicion në garat elitare të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga “Karagaqi” do të mundohet të tregojë sa më shumë sukses dhe të shkojë sa më larg, edhe pse nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Kjo pasi sot (e mërkurë), në Zvicër është hedhur shorti dhe Peja ka mësuar tashmë kundërshtarin.

Bëhet fjalë për ekipin danez, Bakken Bears, me të cilin Peja do të përballet në kualifikimet e kësaj gare në basketboll.

Danezët nuk janë kundërshtar i panjohur pasi para 5 viteve kanë luajtur ndaj Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup. /Telegrafi/