Telegrafi

KB Peja dhe Devolli Corporation arrijnë marrëveshje sponsorizimi

Kompania e mirënjohur kosovare, “Devolli Corporation”, tani e tutje do të jetë sponsori kryesor i klubit të basketbollit Peja.

Klubi pejan njoftoi mëngjesin e sotëm për një konferencë të jashtëzakonshme në zyrat e klubit me fillim nga ora 13:00.

Kjo konferencë doli e jashtëzakonshme pasi u njoftua një marrëveshje e madhe e klubit verdhezi.

Në ambientet e klubit, drejtuesit e klubit Peja kanë nënshkruar marrëveshje me “Devolli Corporation”, i cili do të jetë sponsori kryesor.

Për këtë marrëveshje të arritur, kryetari i KB Pejës, Fatmir Gashi theksoi se do ta stabilizojnë gjendjen financiare, pastaj kapacitetet e burimeve njerëzore, menaxhim të klubit, ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve dhe lojtarëve.

Gashi theksoi gjithashtu se padyshim do të jenë pretendentë kryesor për titullin e kampion. /Telegrafi/