Në vazhdim po ua përcjellim njoftimin e tyre në tërësi.
“Është më të vërtet e hidhur dhe e turpshme që këto gjëra të ndodhin në djepin e basketbollit, në qytetin e Pejës, por jo vetëm në qytetin tonë, rast i ngjashëm ishte edhe kur klubit tonë i është demoluar autobusi në Prizren, pastaj sezonin e kaluar në Prishtinë, e plot e plot raste tjera!
I bëjmë thirrje organeve te rendit, qe sa më shpejtë të merren masat dhe ata që e prishën imazhin e një finaleje fantastike të dalin para ligjit.
Vlen të theksohet se organizimi i ndeshjes ishte ne nivelin më të lartë si dhe ekipi i Prishtinës është përcjellë deri tek autobusi i tyre nga zyrtaret e klubit tonë, dhe nga policia është kërkuar që të ofrohet siguri e plotë dhe autobusi të përcjellët deri në dalje të qytetit të Pejës.
Po ashtu, ne si klub bëjmë thirrje për ulje të tensioneve dhe deklarata te matura si nga ana e lojtarëve dhe stafit të Prishtinës e po ashtu edhe nga ata të klubit te Pejës.
Shpresojmë, dhe ne si klub do të punojmë deri aty ku kemi kompetenca dhe autoritet qe rastet e tilla të mos përsëriten.
Bordi i Klubit te Basketbollit Peja"
/Telegrafi/