Telegrafi

KB Peja arrin marrëveshje sponsorimi me kompaninë Gogaj

(Foto: Facebook/KB Peja)

Klubi basketbollit Peja sot (e martë) ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje shume serioze për sponsorim me kompaninë Gogaj. Ne njoftimin e tyre ata shprehen te lumtur dhe krenarë që të bashkëpunojnë me kompaninë Gogaj.

“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që në këtë ditë të ndeshjes t’ju njoftojmë se klubi ka arritur marrëveshje me kompaninë brend në Kosovë, Gogaj për sponsorizim të klubit”.

“Gogaj është lider në fushat dhe bizneset që operon dhe ne shpresojmë të zhvillohemi e të ngritemi së bashku me ta”.

“Kontributi i tyre është shumë i çmuar për klubin dhe basketbollin në përgjithësi në këtë kohë pandemie ku vështirësitë ekonomike kanë prekur çdo sferë të jetës, duke mos u përjashtuar edhe sporti. Ne ju jemi shumë mirënjohës, faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sonte (e martë) nga ora 20:15, Peja zhvillon ndeshjen e tretë të fazës finale kundër Golden Eagle Yllit dhe ka nevojë për fitore pasi gjendet në disavantazh prej 2-0.