Telegrafi

KB: MBi 30 % e njerëzimit jetojnë pa energji elektrike

Në raport theksohet se nën tre për qind e banorëve të Burundit, të Çadit dhe të Liberisë kanë qasje deri te energjia elektrike, ndërsa në Ruandë, në Republikën afrikano-qendrore dhe Siera Leone numri i tyre është nën pesë për qind, dhe nën 13 për qind janë në Mianmar dhe Afganistan.

"Rreth 1,5 miliardë njerëz në vendet në zhvillim nuk kanë qasje deri te energjia elektrike, ndërsa tre miliardë janë të varur nga derivati i fortë (qymyrri dhe biomasa) për gatim dhe për ngrohje. Derivatet e tilla janë arsye për vdekjen e rreth dy milionë njerëzve në vit, sepse e ndotin ajrin në shtëpi, shkaktojnë pneumoni dhe kancer të mushkërive", theksohet në raportin e KB-së.

Raporti është përpunuar me ndihmë të Organizatës botërore të Shëndetësisë, me ç’rast janë përfshirë 140 vende në zhvillim, prej të cilave 50 bëjnë pjesë në kategorinë më dobët të zhvilluara me bruto prodhim vendor nën 750 dollarë për njeri, ndërsa 31 prej tyre janë shtete afrikane.

"Në mënyrë që çdo amvisëri të ketë energji elektrike, do të kushtonte një dollar për njeri. Por, sigurimi i ujit dhe i rrymës për popullatën nuk është prioritet për qeveritë", tha një nga autorët e raportit.