Telegrafi

KB Kosovari inkuadrohet në Ligën e Parë në basketboll

(Foto: basketbolli.com)

KB Kosovari do të jetë anëtari më i ri i Ligës së Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Gjatë garave të rregullta, kjo skuadër shënoi dhjetë fitore në dhjetë ndeshje të zhvilluara.

Njëherësh, edhe në ‘play-off’ ishte e ëprsosur duke mos e humbur asnjë ndeshje dhe triumfoi në këtë ligë.

Fitorja ndaj Kaçanikut 64-83 i mjaftoi për t’u shpallur kampion dhe për të siguruar hyrjen në Ligën e Parë.

Trofeun e dorëzoi Komisari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija.