KB Istogu ka afruar në radhët e veta amerikanin 178 cm të gjatë Kahlon Whitley i cili vjen në Kosovë pas një përvoje në Maqedoninë e Veriut, aty ku veshi fanellën e Gostivarit.
Amerikani me Gostivarin ka shfaqur statistika mbresëlënëse teksa ka regjistruar një mesatare prej 20 pikësh për ndeshje.
Efikasiteti i lartë për tre pikë dhe shpejtësia janë dy faktorë të lojës që e karakterizojnë basketbollistin 25-vjeçar, duke bërë që Istogu t’i marrë shërbimet e tij, raporton Telegrafi.
Whitley ka luajtur më herët edhe në Greqi ku aty është paraqitur në radhët e ekipit Kavalas. Me ekipin grek ai ka regjistruar një mesatare prej 9.5 pikëve për ndeshje dhe 4.2 asistimeve ku edhe luajti sezonin e fundit.
Kahlon Whitley pritet të debutojë në duelin ndaj Bashkimit që zhvillohet më 7 tetor. /Telegrafi/