Telegrafi

KB i bën thirrje SHBA-së për mbylljen e Guantanamos

Scheinin, i ka bërë thirrje qeverisë së SHBA-së, që t’i jap fund praktikës së CIA-s, sipas së cilës, të dyshuarit dërgohen në vende tjera për t’u marrë në pyetje.

Scheinin gjithashtu ka shprehur brengën e tij për atë, që e ka quajtur, “teknika të shtuara të marrjes në pyetje, të cilat sipas raporteve, CIA i përdorë", duke theksuar se, sipas të drejtës ndërkombëtare, "nuk ekzistojnë kushte në të cilat mund të arsyetohet trajtimi johuman dhe fyes".

Ushtria amerikane i ka dalë në mbrojtje veprimeve që ndërmerren në Guantanamo.

Zëdhënësi i detarisë amerikane përgjegjës për Guantanamon, Jeffrey Gordon, ka thënë se, të burgosurit e atyshëm kanë trajtim më korrekt, se të burgosurit tjerë në historinë e luftërave.

Gordon po ashtu ka paralajmëruar që zyrtarët përgjegjës ushtarak, do të vlerësojnë me kujdes raportin e ekspertit të KB-së.