Telegrafi

KB Drita rikthen dy amerikanët që i largoi

Gjilanasit rikthyen dy amerikanët por nuk arritën ta rikthejnë edhe të tretin, Devin Chambers, i cili ishte edhe lojtari më i mirë i Dritës gjatë sezonit vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.

Këtë lajm për Sport e ka konfirmuar edhe drejtori i Dritës, Fazli Fazliu.

“Kemi rikthyer në skuadër Craig Blackmonin dhe Laurence Edward Donelsonin, në pamundësi për të angazhuar basketbollistë tjerë të huaj cilësorë”.

“Në një formë, kemi qenë të detyruar të rikthejmë basketbollistët e larguar. Ata pritet të vijnë në fund të janarit”, ka thënë Fazliu.

Drita javën e kaluar ka filluar stërvitjet e rregullta për stinorin e ardhshëm, ndërsa stërvitjet intensive i kanë filluar nga dita e hënë./Telegrafi/