“Me Chambersin kemi pasur disa mospajtime rreth statusit të tij në klub dhe ishim të detyruar që të heqim dorë nga ky basketbollist cilësor. I gjithë problemi ka qenë struktura e basketbollistëve në klub”.
“Ky basketbollist ka kërkuar që skuadra të përforcohet dhe të kenë rezultate të mira, që të paraqiten sa më mirë në pjesën e mbetur të stinorit pranveror”.
“Ne i kemi dhënë sërish rastin që të bisedojmë dhe është bindur se e kishte shumë gabim për disa akuza të cilat i kishte bërë ndaj klubit”, ka thënë drejtori i klubit, Fazli Fazliu. /Telegrafi/Sport/