KB “Drita” në një konferencë për media ka prezantuar ecurinë e klubit të basketbollit, duke njoftuar edhe për emërimin e Presidentit të ri në këtë klub.
Gjatë kësaj konference, kryetari i klubit ka njoftuar se klubi ka funksionuar si organizatë joqeveritare, pas një angazhimi të kahmotshëm, sipas tij, tani e tutje klubi do të kaloj në SHPK.
“KB “Drita” basketball, ka funksionuar si organizatë joqeveriate dhe sipas tij pas një angazhimi disa mujor kemi ardhur në përfundim se nga OJQ, klubi i basketbollit “Drita” të kalojë në SHPK, ku deri më tani unë si kryetar i klubit kemi negociuar me disa afaristë të cilët operojnë në Prishtinë dhe krejt kjo si rrjedhojë e ndihmës së kryetari të Gjilanit, i cili na ka vënë në kontakt”, ka thënë ai.
Përveç kësaj, kryetari njofton se si President i ri në këtë klub do të emërohet, Enis Islami.
“Gjithashtu, prej sot e tutje si President i klubit do të emërohet Enis Islami, i cili ka shprehur gatishmërinë që klubin e basketbollit ta shoh nëpër nivele të cilat ne e meritojmë”, ka thënë ai.
Ai përfundon duke theksuar se kanë bërë një hap përpara sepse deri më tani kanë qenë të hindekepuar për shkak të mungeses së financave.
“Deri sot kemi qenë të hindekepuar për shkak të financave, mirëpo nga sot mendojmë se kemi bërë një hap përpara”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, kësaj risie në klubin e basketbollit i është gëzuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili tha se tha se Klubi i Basketbollit “Drita” po ecë drejt sukseseve të reja.
I pari i Gjilanit, tregoi se më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, Klubi i Basketbollit “Drita” tashmë ka zgjidhur problemin financiar.
“Bashkërisht po synojmë majat e basketbollit vendor. Shumë shpejt, Klubi i Basketbollit “Drita” rikthehet me basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë”, tha kryetari Hyseni./Telegrafi/