Chambers ishte lojtari më i mirë i gjilanasve gjatë sezonit vjeshtor të garave në BKT Superligën e Kosovës, por si duket nigeriani Agomo do të jetë më i mirë se ai.
Agomo është i gjatë 191 centimetra dhe luan në pozitën e fundorit. Ai deri më tash ka luajtur në SHBA dhe Finlandë me ekipin London Lightning.
Në radhët e Dritës vazhdon të mbetet amerikani tjetër, Craig Blackmon, derisa gjilanasit mbeten në kërkim edhe të një basketbollisti tjetër, në pozitën e qendrës. /Telegrafi/