Klubi basketbollistik, Bora ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me basketbollistin Ardit Pepaj.
Ekipi i inkuadruar këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll, Bora, ka vazhduar me përforcimin e skuadrës.
Pas Rezard Memed dhe Jetmir Zeqirit, Bora ka nënshkruar kontratë dyvjeçare edhe me reprezentuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Ardit Pepaj.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje dyvjeçare me basketbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Ardit Pepaj”.
“Jemi të bindur se ai do të sjellë një energji të re dhe një nivel të lartë profesionalizmi në ekipin tonë”.
“Ne i urojmë mirëseardhje të ngrohtë Arditit dhe i dëshirojmë shumë suksese në aventurën e tij të re me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Borës. /Telegrafi/