Telegrafi

Kazinotë ruse shpërngulen në Ballkan

Kjo është vendosur pas vendimit të autoriteteve ruse që t`i ndalojnë kazinotë, të cilat nga aspekti i dëmshmërisë kryeministri Vlladimir Putini i krahasoi me alkoolizmin.

Kryetari i kompanisë "Korston", Anatolij Kuznjecov, tashmë paralajmëroi se kazinonë e tij do ta shpërngulë në Budvë.

Kazinotë më të mëdha në Rusi i mbajnë kompanitë „Ricio entertejnment grup" dhe "Storm interneshenel".

Pronari i "Ricio entertejnment grup" Oleg Bojko, informoi se biznesin e vet do ta shpërngulë në Itali, Gjermani, Serbi, Kroaci dhe Amerikën e Jugut.