Veprimtarive ilegale të kazinove në Karaçevë të Kamenicës tashmë ju kanë shtuar dhe dy objekte të reja. Institucionet e sigurisë nuk kanë dhënë përgjigje për veprimtarinë që po vazhdon në këtë pjesë derisa njohësit e sigurisë thonë se kjo pjesë mund të zgjidhet në Bruksel.
Mbishkrimi e ngjyra e përdorur e cila dallohet nga rruga, tërheqin vëmendjen e çdo personi që kalon në këtë pjesë.
Të lira e pa pengesën e askujt, këto kazino në Karaçevë vazhdojnë punën në gjendje të rregullt, pavarësisht që në Kosovë kjo veprimtare është e dënueshme me ligj.
Të pasigurt për të folur para kamerës shkaku se jetojnë afër lojërave të fatit, banorët e Karaçevës së Poshtme thonë se problemet në këtë pjesë nuk mungojnë dhe se jeta është bërë e padurueshme.
Për shqetësimet që bashkëfshatarëve, kanë dëgjuar edhe banorët e Karaçevës së Epërme.
“S’ka pas nevojë, ka shumë probleme aty, ka shumë raste, maltretime, janë të shqetësuar edhe fshatrat më poshtë”, ka thënë një qytetar.
Për rikthimin e kësaj veprimtarie, televizioni Dukagjini kishte raportuar në shtator të vitit 2022, që nga ajo periudhë jo vetëm që kazinotë nuk janë larguar por veprimtaria e tyre është zgjeruar.
Duke parë se institucionet ligj zbatuese nuk po ndërmarrin asnjë hap, banorët e kësaj zone adresën e vetme për ankim e kanë gjetur komunën e Kamenicës.
Zyrtarët e së cilës, thonë se zgjidhja nuk është në dorën e tyre
“Ka pas shqetësime nga qytetarët, qoftë direkt në zyrën e kryetarit, apo edhe poshtë në qendrën për qytetar, sa i përket pjesës e kazinove, por kazinotë janë në territorin e Bujanovcit, që s’është në territorin tonë”, ka thënë Lidiona Marovca, zëdhënëse e Komunës së Kamenicës
Ndërkohë zgjidhja nuk shihet vetëm në Prishtinë por në një shtet krejt tjetër ku kryesisht flitet për negociata.
“Po shpresoj që në takimet në Bruksel, do të diskutohet çështja e demarkimit mes Kosovës dhe Serbisë, do t’i jepte orientim hapësirave që janë pa mbikëqyrje”, ka thënë Drizan Shala, njohës i sigurisë në vend.
Për zgjerimin e kësaj veprimtarie ilegale, gjatë ditës përgjigje nuk kanë dhënë nga Policia e Kosovës të cilën përgjegjëse e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Intervenimi i vetëm i Policisë së Kosovës në këtë pjesë për rrëzimin e këtyre veprimtarive ishte në shtatorë të vitit 2020, derisa për veprimtarit e ngritura pas këtij aksioni, institucionet vendor janë arsyetuar se nuk mund të intervenojnë shkaku se objektet e tyre janë në zonën neutral që menaxhohet nga KFOR-i.