Site icon Telegrafi

Kazanë me ujë, për vozitje më të mirë?

Kompania publike e autobusëve, Longxiang, në Changsha të provincës Hunan, thotë se me varjen e këtyre kazanëve, dëshiron t’i bëjë vozitësit ta ngasin autobusin në mënyrë gjentile, duke shmangur rënien e ujit nga kazani.

Kompania gjithashtu ua ka tërhequr vërejtjen shoferëve që të jenë më të sigurt, për të mos lënë daljen e ujit nga kazani, në mënyrë që në fund të udhëtimit, kazani të jetë i mbushur plot me ujë, ashtu siç ka qenë në fillim të udhëtimit.

“Udhëtarët shpeshherë ankohen për shpejtësi të madhe dhe vozitje jo komode nëpër autobusë. Me varjen e kazanëve me ujë pranë ngasësve, ne dëshirojmë që t’i bëjmë ata të mos bëjnë starte të shpejta të autobusit, apo kthime të këqija nëpër kthesa”, tha një zëdhënës i kompanisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version