Telegrafi

Kazam Tornado 348, sjell hollësinë prej 5mm!

Me hollësi prej vetëm 5.15mm, Tornado 348 me të vërtetë vjen në dizajn tepër të hollë, sidomos nëse të njëjtin model e krahasojmë me 6.9mm iPhone 6, 7.3mm Sony Xperia Z3 dhe 8.1mm sa ka Samsung Galaxy S5.

Çmimi i këtij modeli në Britaninë e Madhe thuuhet se do të jetë £249, dhe përveç hollësisë, Tornado 348 sjell edhe karakteristika tjera të avancuara sikurse procesorin 1.7GHz octa-core, 1GB RAM, 8MP kamerën e pasme dhe me 5MP kamerë të përparme.

Për më shumë, aty është edhe Android 4.4.2 KitKat, ekrani me 4.8-inç si dhe rezolucioni prej 1280 x 720 pikselëve.
Memoria e këtij modeli të telefonit vjen me 16GB, dhe e njëjta mund të rritet në 32GB, me kartelën microSD. (Telegrafi)