Telegrafi

Kazakistani demanton lajmin e qeverisë kineze kinse vendi po përballet me një shpërthim të panjohur, i cili është më vdekjeprurës se COVID-19

Autoritetet në Kazakistan e kanë demantuar lajmin për sa i përket raportit të publikuar nga zyrtarët kinezë, të cilët thonë se vendi po përjeton një shpërthim të “pneumonisë së panjohur”, sëmundje potencialisht më vdekjeprurëse se sa coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të enjten Ambasada e Kinës në Kazakistan, lëshoi një paralajmërim për qytetarët se sëmundja deri më tani kishte lënë të vdekur më shumë se 1,700 njerëz.

“Departamenti i Shëndetësisë në Kazakistan dhe agjencitë e tjera po kryejnë studime të caktuara dhe nuk kanë hasur në natyrën e këtij virusi të pneumonisë”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, sipas ambasadës kineze, rastet e reja të pneumonisë së paidentifikuar ishin rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i muajit qershor, duke shtuar se në disa vende, autoritetet po raportonin qindra raste të reja në ditë.

Në një deklaratë të premten, Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan e pranoi prezencën e një ‘pneumonie virale’, por mohoi që shpërthimi ishte i ri apo edhe i panjohur.

“Në përgjigje të këtyre raportimeve, Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan deklaron zyrtarisht se këto informacione nuk korrespondojnë me realitetin”, u shprehën zyrtarët. /Telegrafi/