Organizata Kayak Kosova ka ardhur me ngjarjen e parë dhe hapjen e sezonit për sportet ujore, duke bërë ‘rafting’ në Lumbardhin e Pejës.
Kayak Kosova kishte paralajmëruar gjatë të shtunës se sot (e diel) do të bëhet hapja e sezonit për sportet ujore.
Ashtu edhe ndodhi, pasi ky grupim bërë lëshimin e parë me kayak duke bërë rafting në lumin e Lumbardhin të Pejës.
Raftingu në Lumbardhin e Pejës u bë nga Kisha Ortodokse deri tek ura e Tregut të Gjelbër.
Shtegu ishte i gjatë 3.5 kilometra, ndërsa u cilësua me rrjedha relativisht te shpejta si dhe kaskada të niveleve të ndryshme përgjatë tij.
Më poshtë keni një video të ‘raftingut’ në Lumbardhin e Pejës. /Telegrafi/