Toronto Raptors është finalisti i dytë në Konferencën e Lindjes.
Pas shtatë ndeshjeve spektakolare, Raptors e kanë eliminuar Philadelphia 76ers me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Raptors ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por fitorja u sigurua falë dy pikëve vendimtare nga Kawhi Leonard në sekondën e fundit.
Kawhi Leonard ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim duke e mbyllur atë me 41 pikë, tetë kërcime, tri asistime e tre topa të vjedhur.
Me paraqitje të mirë u dallua edhe Serge Ibaka që shtoi 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa Pascal Siakam e mbylli takimin me ‘Double Double’ prej 11 pikëve e 11 kërcimeve.
Smiles all around. @TangerineHoops Game Highlights
Watch: https://t.co/56F36NI3O3 pic.twitter.com/iJlkhYnp5I
— Toronto Raptors (@Raptors) May 13, 2019
Joel Embiid me 21 pikë e 11 kërcime ishte më efikasi tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitorw.
Kësisoj Toronto siguron finalen e Konferencës së Lindjes ku do të përballet me Milwaukee Bucks.
Skuadra kanadeze synon të fitojë fillimisht finalen e Konferencës dhe nëse e arrin një gjë të tillë do të ishte triumfi i tyre i parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-5RWxUUJ7lQ