Toronto Raptors ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi ndaj Milwaukee Bucks në finalen e Konferencën Lindore.
Kësisoj skuadra kanadeze për herë të parë në histori të klubit arrijnë në finalen e madhe të NBA, pasi eliminuan Bucks me rezultat 4-2.
Toronto kishte pësuar humbje në dy ndeshjet e para ndaj Bucks, por të udhëhequr nga Leonard morën katër fitore radhazi për ta siguruar finalen e madhe.
“Best 7 years of my life” – @Klow7@TangerineHoops Game Highlights
Watch: https://t.co/xuCIJa6pCC pic.twitter.com/j4Lv0Ie9aU
— Toronto Raptors (@Raptors) May 26, 2019
Në ndeshjen e gjashtë të zhvilluar në Scotiabank, Raptors triumfuan me gjashtë pikë diferencë 100:94.
Leonard ishte fantastik në këtë takim duke shënuar 27 pikë, pati 17 kërcime, shtatë asistime, dy bllokada dhe dy topa të vjedhur.
Man, what a time to be alive! #WeTheNorth pic.twitter.com/LUuRqFw038
— Toronto Raptors (@Raptors) May 26, 2019
Me lojë të mirë të vendasit u dalluan edhe Pascal Siakam me 18 pikë si dhe Kyle Lowry që shtoi 17 pikë e tetë asistime.
Giannis Antetokounmpo ishte basketbollisti më efikas tek mysafirët me 21 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitoren skuadra e tij.
SOAK IT IN, @Klow7! #WeTheNorth pic.twitter.com/T9OgLF2OHy
— Toronto Raptors (@Raptors) May 26, 2019
Kësisoj Toronto në finalen e madhe do të përballet me kampionin në fuqi Golden State Warriors.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kanada më datë 31 maj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ogkMpOUwTZ0