Ky ishte rezultati i një hetimi disa mujor të policisë së shtetit.
Te arrestuarit u kapën në flagrancë në banesën e shtetasit Ilirjan Feçi, në lagjen Nr.2 Kavajë ndërsa burimet policore thanë se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe ishte destinuar për tregun Europian.
Gjatë arrestimit të 6 personave është bërë e mundur sekuestrimi i 25.6 kg mariuane, 3 automjeteve, një sasie eurosh dhe 2 kallashnikovëve.
Personat që përfunduan në pranga janë: Ilirjan Haxhi Feçi, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë, Albert Rasim Mahmutaj, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Gëzim Thoma Vasi, 21 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Lorenc Vasi, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, S.H, 16 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Refie Halit Iliazi, vjeç 48, banuese në Durrës.
Mbi 6 personat e arrestuar është marrë masa e arrestit pasi mbi to rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet i janë dërguar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, raportoi BW./Telegrafi/