Site icon Telegrafi

Kavajasi rrah prindërit dhe bën seks me motrën e mitur

E PLOTËSUAR: Pas raportimit në media se një i ri është arrestuar nga Policia për ushtrim dhune ndaj prindërve dhe përdhunim të së motrës së mitur, ka reaguar Policia përmes një njoftimi.

“Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e policisë”.

____________________

KAVAJASI RRAH PRINDËRIT DHE BËN SEKS ME MOTRËN E MITUR

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në Kavajë të Shqipërisë.

Burime nga Policia kanë bërë me dije se 20-vjeçari Agim Daka, nga fashati Koçaj, është arrestuar për shkak se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me motrën e tij S.D. 12-të vjeçare.

Përveç kësaj ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe ndaj prindërve A. Daka dhe R. Daka.

Në momentin e arrestimit, të riut i janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë model 56. /Mapo/

Exit mobile version