Telegrafi

Kavadari votoi kundër koncesioneve për kërkime gjeologjike për lëndë të para

Shumica e këshillëtarëve janë kundër dhënies së koncesioneve për të kryer kërkime detale gjeologjike të lëndëve të mara xeherore në lokalitetin Matushnicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky lokalitet gjindet në malin Kozhuf, kurse vendimi i këshillit vjen pas kërkesës së Ministrisë për Ekonomi për dhënie mendimi në lidhje me koncesionimin për kërkime të lëndëve të para.

Nga këshillëtarët, 10 vota ishin kundër, ndërkaq tetë vota ishin të përmbajtura./Telegrafi/