Komuna e Kavadarit ka publikuar Shpallje publike për kërkesa kolektive për realizimin e rikonstruksionit të banesave kolektive për përmirësimin e efektivitetin e energjisë në shtëpitë kolektive në komunë, informojnë nga Menaxhimi lokal i Kavadarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Projekti përfshin mbështetje në vendosjen e fasadës së termoizolimit dhe kulmit të konstruksionit të ndërtesave kolektive në aspektin e përmirësimit të standardit jetësor të familjeve me të ardhura të ulëta të cilët jetojnë në ndërtesat kolektive, si dhe për përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe mbrojtje të energjisë’, kumtojnë nga komuna.
Mjetet për këtë shpallje për të gjithë aplikuesit, arrijnë një milionë denarë dhe do të sigurohen nga buxheti i komunës së Kavadarit, njofton AIM.
Projekti është në bashkëpunim me Shoqatën për strehim human Habitat Maqedoni. /Telegrafi/