Site icon Telegrafi

Kauza sensibilizuese që bashkoi grupin legjendar Pink Floyd (Video)

David Gilmour, Nick Mason dhe Roger Waters kanë lëshuar një komunikatë në mbështetje të pjesëtarëve të kampanjës që kundërshtojnë rrethimin e Gazës nga Izraeli dhe që ishin arrestuar këtë javë.

Janë bërë 11 vite që nga hera e fundit kur Pink Floyd u bashkuan për koncertin “Live 8” në Londër, por tani tre anëtarët e mbetur të bendit i kanë lënë diferencat e tyre prapa, dhe janë bashkuar për një kauzë të përbashkët. Ajo kauzë, nuk është muzika.

David Gilmour, Nick Mason dhe Roger Waters kanë mbledhur forcat për të dhuruar mbështetjen e tyre për Varkën e Grave në Gaza, një grup i grave nga anë e mbanë bota të cilat filluan lundrimin e tyre nga Barcelona për në Gaza muajin e kaluar të mbështetur nga koalicioni “Flota e lirë”. Varka e grave është ndalur në mes të rrugës nga Flota Marinare e Izraelit, dhe i tërë ekuipazhi është arrestuar. Ata pritet të ekstradohen shumë shpejt.

Kjo iniciativë e ndërmarrë nga Pink Floyd tregon edhe njëherë solidaritetin e artistëve, të cilët ndonëse figura të shquara, nuk hezitojnë t’i bashkohen kauzave të ndryshme për mirëqenien e njerëzve. Të depërtosh tek publiku me anë të solidaritetit dhe emocionit, kjo do të thotë të jesh artist. /Telegrafi/

Exit mobile version