Site icon Telegrafi

“Kauboji” rrihet keq në Prizren, në veturë ishte më një këngëtare të njohur

Deputetit më karakteristik të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj i ka kushtuar shtrenjtë një vizitë në Kosovë.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se deputeti Ndocaj, i njohur si Kauboji është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit.

“Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, ka thënë ky burim brenda Policisë.

Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për Policinë, shkruan Gazeta Blic.

“A.V nga Kukësi, me banim në Prizren, dhe I.B nga Prizreni”, tha burimi.

Merret vesh se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.

Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin.

Exit mobile version