Site icon Telegrafi

“Kauboji lakuriq” kandidat për president të SHBA-ve

Në faqen e tij të internetit www.nakedcowboy.com, Bruck ka caktuar një takim me gazetarët dhe fotoreporterët për të mërkurën më 6 tetor në orën 12:00 sipas orës lokale, ku pritet që edhe zyrtarisht ta shpallë kandidaturën e tij për president.

“Amerika ka nevojë për një president i cili beson në Amerikën. Do të luftoj t’ia kthej pushtetin popullit”, thuhet në njoftimin e këtij performuesi të rrugëve, i cili për më shumë se 10 vite shëtitet me çizme kaubojsh dhe kapelë në kokë, si dhe me brekë të shkurta, ndërsa për shkak të vendosjes “strategjike” të kitarës kalimtarët mendojnë se ai është krejtësisht lakuriq.

“Kauboji lakuriq” më 23 dhjetor bëhet 40 vjeç, tashmë ka provuar fatin në garën për kryetar të New York-ut kundër Michael Bloombergyut më 2009, por ishte tërhequr shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version