Site icon Telegrafi

Kauboji lakuriq kandidat për kryetar bashkie

Robert Burck deri më tani ka bërë famë duke zbavitur turistët në sheshin “Times Square” duke lozur me kitarë në uniformën e tij tradicionale, brekë të bardha nga të cilat nuk ndahet pavarësisht nga periudha e vitit apo moti.

Mirëpo, njujorkezi 38-vjeçar ka vendosur të hyjë në politikë dhe të sfidojë kryebashkiakun aktual Michael Bloomberg, i cili po konkurron për mandatin e tij të tretë.

Burck nuk është edhe pa ambicie: "Kur të më kenë zgjedhur njujorkezët do të reformojë sistemin e tatimeve, derisa planifikoj t’u përkushtohem çështjeve të turizmit, sigurisë dhe martesave të homoseksualëve".

Nëse nuk i “dhezë” karriera politike, ai nuk ka nevojë të brengoset për ekzistencën, sepse fiton majmë nga performimet e tij publike. Në ofertën e tij ka edhe kurorëzime të çifteve në Times Square për “vetëm” 200 dollarë.

 

Exit mobile version