Site icon Telegrafi

Kauboji lakuriq heq dorë nga gara për kryetar bashkie

Robert Burck, 39-vjeçar është bërë atraksion turistik kur para disa vitesh ka filluar që rregullisht të performojë në sheshin Times Square në New York, duke lozur në kitarë i veshur në të brendshme dhe kapelë e çizme kaubojsh. Siç kemi shkruar edhe ne në Telegrafi.com, ai kishte paralajmëruar se do të kandidonte për kryetar të bashkisë.

Megjithatë, tani Burck thotë se i ka ardhur në maje të hundës burokracia që e përcjellë fushatën parazgjedhore. Sipas tij, seriozisht merren vetëm ata që paraqiten në veshje serioze dhe me kravatë.

Exit mobile version